Newway Consulting – Përfaqësuesi Ligjor i Emrave Më të Mëdhenj të Artit Shqiptar

Newway Consulting është studio ligjore e fokusuar në mbrojtjen dhe administrimin e të drejtave të autorit, që prej vitit 2020 operon me përkushtim dhe profesionalizëm në territorin e Republikës së Shqipërisë. Ne ofrojmë një gamë të plotë shërbimesh ligjore, duke përfshirë konsulencë juridike, përfaqësime gjyqësore dhe administrative, ndërmjetësim, si dhe mbështetje në projekte të ndryshme në fushën ligjore.

Me një eksperiencë të thelluar në të drejtën e autorit dhe mbrojtjen e pronës intelektuale, Newway Consulting ka fituar besimin dhe respektin e një komuniteti të gjerë artistësh dhe profesionistësh të fushave të ndryshme kulturore. Ne jemi krenarë që përfaqësojmë emra të njohur shqiptarë, si regjisorë, skenaristë, interpretues, kompozitorë e trashëgimtarë, si edhe shoqëri ndërkombëtare, të cilët na besojnë menaxhimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre në mënyrë të plotë dhe efektive.

Në kuadër të veprimtarisë sonë, kemi lidhur kontrata ekskluziviteti me një përzgjedhje të jashtëzakonshme autorësh dhe artistësh të njohur, si: Viktor Gjika, Roza Anagnosti, Naim Gjoshi, Piro Milkani, Liljana Kondakciu, Saimir Kumbaro, Esat Musliu, Rikard Ljarja, Hysen Hakani dhe shumë të tjerë, të cilët na kanë dhënë përgjegjësinë dhe besimin për të përfaqësuar veprat dhe të drejtat e tyre në proceset gjyqësore dhe në administrimin e të drejtave në platformat online.

Një prej iniciativave tona më të veçanta është kanali “Newway Movies”, një platformë që krijojmë dhe menaxhojmë me qëllim ruajtjen, promovimin dhe shkëmbimin e veprave artistike në media digjitale, duke i dhënë zë dhe jetë të re krijimtarisë shqiptare në mbarë botën.

Newway Consulting është partneri ligjor i besueshëm për artistët dhe autorët që kërkojnë mbrojtje të plotë të të drejtave të tyre, me një qasje profesionale dhe të orientuar drejt rezultateve. Besimi i dhënë nga klientët tanë më të vyer është dëshmi e angazhimit tonë për cilësi, transparencë dhe rezultate konkrete në çdo projekt.

Facebook
X
LinkedIn